Deputeti slloven ngjitet në majën e çatisë në parlament për të kryer vetëvrasje, shpëtohet në momentet e fundit

Deputeti slloven ngjitet në majën e çatisë në parlament për të kryer vetëvrasje, shpëtohet në momentet e fundit

Andrej Hoivik, deputet i Partisë Demokratike Sllovene (SDS), është ngjitur sot në çatinë e godinës së parlamentit në Lubjanë dhe ka kërcënuar se do të hidhej prej andej, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet emergjente – policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Zjarrfikësit vendosën një shkallë për ta ndihmuar të zbresë, dhe Hoivik pranoi të dorëzohej. Më pas iu dorëzua stafeve mjekësore.

MARKETING

Hoivik deklaroi se “nuk fajëson askënd, as kryeministrin Robert Golob”, por theksoi se “atë që po bëjnë në këtë vend nuk e konsideron të drejtë”. Policia ka bërë të ditur se askush nuk ka pësuar lëndime dhe se rasti po trajtohet si një ndërhyrje emergjente për një person që po kalon një krizë psikologjike.

Ndërsa motivi nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht, disa burime tregojnë se gjatë javëve të fundit Hoivik ka treguar shenja lodhjeje emocionale. Nga ana tjetër, Partia Demokratike Sllovene përmes rrjeteve sociale ka reaguar duke thënë se sprovat e jetës mund të jenë shumë të rënda dhe kërkojnë mirëkuptim.

 

MARKETING