Dëno’het me burg të përjet’shëm personi që vra’u babë e bir në Çellopek të Tetovës

Dëno’het me burg të përjet’shëm personi që vra’u babë e bir në Çellopek të Tetovës

Gjashtëdhjetë vjeçari nga Tetova që vrau dy kushërinjtë e tij, babë e birë në Çellopek të Tetovës është dënuar me burg të përjetshëm. Vrasja ndodhi më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Avokati i familjes së viktimave, Valon Adulhamiti tha se vendimi është konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë. “Në cilësinë e avokatit të palës së dëmtuar, njoftoj se pas publikimit të vendimit të shkallës së pare nga ana e Gjykatës, i akuzuari për vrasjen e dyshifshtë të ndodhur më datë 27.12.2023, është shpallur i fajshëm për të gjitha akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij, dhe i njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave dhe është një konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë për të siguruar që ata që kryejnë krime të tilla të mbahen përgjegjës për veprat e tyre”, ka thënë ai, duke shprehur mirënjohe ndaj të gjitha autoriteteve që kanë kontribuar në këtë proces, të cilët sipas tij kanë mundësuar drejtësinë ta gjej vendin e vet.

MARKETING