Deliu-Kodra: PDK ka marrë ftesë për një takim nga Konjufca

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re, e cila është deklaruar se si PDK janë të gatshëm të formojnë Qeverinë, nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të bëjë këtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje, ajo ka thënë se kanë pranuar ftesë nga Kryeparlamentari, Glauk Konjufca për një takim gjatë javës së ardhshme.
Por, Deliu-Kodra shprehet se preferenca e PDK-së është formimi i Qeverisë nga opozita.
“Deri tash kemi parë prej zhvillimeve në raport për përpjekjet për ta bërë Qeverinë. Janë përpjekje të z.Kurti për ta bërë Qeverinë, Kurti ka organizu takime nga partitë minoritare, ndërkohë partitë opozitare, kanë pasur takime në përpjekje të harmonizimit të qëndrimeve për bashkëqeverisje”.
“E drejta i takon VV-së, në rast se përpjekjet e saj dështojnë, radha i takon PDK-së. Kemi ftesë nga Konjufca në drejtim të kryetarit tonë. Preferencat tona janë që qeverinë ta bëjë opozita” shton ajo.