Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Një delegacion nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka udhëtuar për në Moskë në një përpjekje për të rinisur dialogun, njoftoi presidenti i organizatës, Ignacio Cassis.

Presidenti i oganizatës Cassis dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioglu i Turqisë, u takuan me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të enjten në mbrëmje dhe këtë mëngjes. Çdo takim zgjati dy orë, tha ai.

Misioni vëzhgues i OSBE-së i vendosur në Ukrainën lindore në vitin 2014 ishte larguar nga vendi pas fillimit të pushtimit në vitin 2022.

MARKETING