Debate të ashpra në Budestagun gjerman! Nuk kujtohet vetëm Srebrenica, flitet dhe për masakrat serbe në Kosovë

Debate të ashpra në Budestagun gjerman! Nuk kujtohet vetëm Srebrenica, flitet dhe për masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Në seancë morën pjesë deputetë, dy të mbijetuar të gjenocidit dhe ambasadorë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Deputetët e Bundestagut e dënuan ashpër qasjen e Serbisë ndaj luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Michael Brand, deputet i CDU-së, theksoi se Serbia e mbështetur nga Rusia ka udhëhequr luftëra që nga viti 1991.

Ai e quajti presidentin serb Vuçiç trashëgimtar të politikave të Millosheviçit dhe e akuzoi për lidhje me Putinin. Jasmina Hostert, një deputete e lindur në Sarajevë dhe e plagosur në luftë, mbajti një fjalim të ndjerë për dhimbjen dhe rëndësinë e përballjes me të kaluarën.

Gjatë seancës, një deputet i AFD-së relativizoi gjenocidin, çka u kundërshtua fuqishëm. Ky përvjetor riktheu në vëmendjen ndërkombëtare nevojën për drejtësi dhe paqe në Ballkan.

 

MARKETING