Dasma kthehet në tragjedi në Irak, mbi 100 të vdekur dhe 150 të plagosur nga zjarri që shpërtheu në lokal

Dasma kthehet në tragjedi në Irak, mbi 100 të vdekur dhe 150 të plagosur nga zjarri që shpërtheu në lokal

Të paktën 113 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior. Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore Nineveh të Irakut, kur zjarri shpërtheu në vendin e ngjarjes vonë të martën në mbrëmje, raporton Reuters.

Zjarri shpërtheu në një sallë të madhe ngjarjesh në rajonin verilindor pasi u ndezën fishekzjarre gjatë festimit, tha mbrojtja civile lokale. Sipas informacioneve të raportuara, ndërtesa ishte bërë me materiale ndërtimi shumë të ndezshme duke kontribuuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Dëshmitarët okularë thanë se qindra njerëz ishin atje duke festuar kur ndërtesa mori flakë rreth 10:45 me orën lokale. Një dasmore, e cila pësoi një djegie në dorë, tha se ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin ngadalë kur “fishekzjarret filluan të ngjiteshin në tavan, dhe e gjithë salla u përfshi në flakë”.

“Ne nuk mund të shihnim asgjë,” tha 17-vjeçarja për agjencinë e lajmeve AFP. “Po mbyteshim, nuk dinim si të dilnim”.

MARKETING