Danimarka ra dakord me SHBA që çështja e Grenlandës të diskutohej në një datë të mëvonshme
Ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen foli sot me homologun e tij amerikan Marco Rubio dhe të dy ministrat ranë dakord që çështja e Grenlandës do të diskutohet në një datë të mëvonshme, tha ministria e jashtme në Kopenhagë.
Gjatë bisedës së tyre, Rasmussen dhe Rubio diskutuan për Ukrainën, sigurinë evropiane dhe situatën në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se kohët e fundit, Trump kërcënoi Danimarkën me tarifa të larta nëse vendi nuk do të dorëzonte Grenlandën. Kjo mundësi shkaktoi shqetësim tek kompanitë daneze, pasi SHBA është tregu i dytë më i madh i eksportit të vendit skandinav.
“Ne jemi grenlandezë, nuk duam të jemi amerikanë”, tha kryeministri i Grenlandës, një ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. “E ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset në Grenlandë,” tha Mute Egende në një konferencë shtypi, duke pranuar se situata është “e vështirë”.