Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian

Danimarka ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian (BE) për 6 muaj dhe do të përqendrohet kryesisht në temat e mbrojtjes, konkurrueshmërisë, transformimit të gjelbër, migrimit dhe zgjerimit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Presidenca e radhës merret çdo 6 muaj midis shteteve anëtare të BE-së dhe që nga sot ajo i ka kaluar Danimarkës nga Polonia, e cila e ka mbajtur këtë pozicion që nga 1 janari.
Danimarka do të luajë rol kyç në formësimin e axhendës së Unionit në gjysmën e dytë të vitit. Kopenhaga ka përcaktuar sloganin e presidencës së saj të radhës si “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”.
Gjithashtu, Danimarka do të përqendrohet në sigurimin e autonomisë strategjike të Evropës në mbrojtje, rritjen e konkurrueshmërisë së vendeve të BE-së në tregjet globale, lehtësimin e objektivave të BE-së për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, luftimin e migracionit të parregullt dhe zgjerimin.
Danimarka do t’ia dorëzojë presidencën e radhës Administratës greko-qipriote të Qipros Jugore (GCASC) më 1 janar 2026.