Damasku kushtëzon tërheqjen e plotë të Izraelit nga tokat siriane me nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë
Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ka deklaruar se Damasku nuk do të ndjekë asnjë marrëveshje të sigurisë me Izraelin nëse nuk tërhiqet plotësisht nga tokat që pushtoi pas 8 dhjetorit të vitit 2024, transmeton Anadolu.
“Nuk mundet të kemi një marrëveshje të sigurisë me Izraelin derisa ai pushton pjesë të tokës siriane”, tha al-Shaibani gjatë një diskutimi në panel në Forumin e Dohas në kryeqytetin e Katarin.
“Harta duhet të kthehet në atë ishte më 7 dhjetor të vitit të kaluar”, tha ministri sirian.

