Cunami i afrohet ishujve francez Polynesia pas tërmetit 8.8 ballë pranë Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se një cunami po i afrohet ishujve francez Polynesia, një territor jashtë kontinental i Francës i përbërë nga mbi 100 ishuj në Paqësorin Jugor, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në X, Macron tha se autoritetet lokale janë mobilizuar për të ndihmuar banorët e Paqësorit.
Presidenti francez u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Më herët, ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha se forcat e armatosura në Polynesia ishin në gatishmëri si masë paraprake.
Një tërmet i fuqishëm 8.8 ballë pranë gadishullit rus Kamchatka shkaktoi alarme për cunami në disa vende.