Çuditë Elon Musk, shfaqet me një sy të nxirë gjatë konferencës lamtumirëse me Donald Trump

Çuditë Elon Musk, shfaqet me një sy të nxirë gjatë konferencës lamtumirëse me Donald Trump

Elon Musk, një prej personave më të pasur në botë, është shfaqur me një sy të nxirë në një konferencë të përbashkët me presidentin amerikan, Donald Trump.

“The Telegraph” raporton se Musk deklaroi që djali i tij pesë vjeçar “e ka goditur në fytyrë”.

Miliarderi dhe presidenti mbajtën këtë event të përbashkët në Zyrën Ovale për të shënuar largimin e Musk nga angazhimi i tij në Administratën Trump.

Një mavijosje ishte dukshëm e pranishme poshtë syrit të djathtë të Musk, i cili mbante një kapele të zezë me logon e Dogecoin.

Kur u pyet për lëndimin, ai u shpreh se ishte shkaktuar nga djali i tij gjatë një loje të zakonshme mes tyre.

VIDEO

 

MARKETING