Çmimi i Madh i Britanisë/ Verstappen siguron Pole Position, një anglez renditet i dyti

Çmimi i Madh i Britanisë/ Verstappen siguron Pole Position, një anglez renditet i dyti

Pasditen e kësaj të shtunë u zhvillua gara kualifikuese e Çmimit të Madh të Britanisë në Formula 1, me Max Verstappen që edhe këtë herë triumfoi dhe do ta nisë garën në Pole Position.

Surprizë e kësaj gare ishin dy pilotët e McLaren që u renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Anglezi Lando Norris ia doli që ta përfundonte garën i dyti, pas Verstappen. Ndërsa australiani, Oscar Piastri u rendit në vend të tretë, duke lënë pas Leclers në vend të katërt, Sainz i pesti, Russell i gjashti dhe Hamilton në vend të shtatë, ndërsa Alonso e mbylli këtë garë ne vend të nëntë.

MARKETING