Çmimet e mallrave të luhatshme në tremujorin e parë, ari, argjendi, bakri dhe kafeja në rritje

Çmimet e mallrave të luhatshme në tremujorin e parë, ari, argjendi, bakri dhe kafeja në rritje

Çmimet e mallrave në tremujorin e parë të këtij viti kanë qenë të luhatshme për shkak të shqetësimeve për tarifat dhe pasigurinë mbi ekonominë globale, ndërkohë në plan të parë u shfaqën rritjet e mprehta të arit, argjendit, bakrit dhe kafesë, raporton Anadolu.

Tarifat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ngenë shqetësimet se luftëtarët tregtare mund të thellohen më tej, derisa përmirësimet e aktivitetit industrial të Kinës ndikuan në çmimet.

Sipas analistëve, dobësia e Kinës në kërkesën e brendshme është një nga rreziqet kyçe për ekonominë e saj, pasi i borxhit të qeverive lokale dhe sektori në rënie i pasurive të paluajtshme po prekin vendin.

Eksportet e Kinës ngadalësuan në dy muajt e parë të këtij viti pasi tarifat amerikane u shfaqën në plan të parë, derisa lëvizjet e Pekinit për të inkurajuar bankat për të dhënë kredi për konsum personal ndikuan në mënyrë pozitive në tregun e mallrave.

Të dhënat pozitive makroekonomike nga Kina kompensojnë shqetësimet për dobësimin e kërkesës në mes të luftërave tregtare të përshkallëzuara, ndërkohë që kufizimi i Kinës për importet bujqësore amerikane në vend kryejnë presion ndaj çmimeve të grurit derisa shqetësimet e kërkesës globale ndikuan në naftën e papërpunuar Brent.

Analistët theksojnë se rënia e globalizimit dhe ardhja e proteksionizmit tregtar mund të ushqejë presione nga inflacioni dhe të përshpejtojë kërkesën afatgjate për metale industriale, energji dhe produkte bujqësore.

Ndërkohë, ari për shkak të veçorisë së tij si strehë e sigurt shënoi një rritje me 19,1 për qind për ons në tremujorin e parë për shkak të shqetësimeve mbi rritjen ekonomike, derisa deklaratat e Trumpit për shpëtimin e industrisë amerikane të automobilave çuan në rritjen e paladiumit me 10,2 për qind, platinit me 8,2 për qind dhe argjendit me 19,2 për qind.

Bakri gjithashtu u rrit me 26 për qind në tremujorin e parë, duke arritur një nivel rekord prej 5.33 dollarë për paund pasi aktiviteti industrial i Kinës u përmirësua dhe paketat stimuluese të Pekinit lanë një ndikim pozitiv, ndërkohë që lëvizjet e Trumpit për të vendosur një tarifë prej 25 për qind ndaj bakrit dolën në plan të parë.

Plumbi u rrit me 3,2 për qind dhe nikeli me 3,6 për qind, nga ana tjetër, alumini shënoi një rënie prej 0,8 për qind dhe zinku prej 4,5 për qind.

Në të njëjtën periudhë, nafta e papërpunuar Brent ra me 0,2 për qind për fuçi pasi grupi OPEC+ publikoi planin e tij për të rritur prodhimin, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi një suficit prej 600 mijë fuçish këtë vit dhe Rusia ra dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike për 30 ditë.

Gazi natyror gjithashtu ra me 13,4 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Sa i përket mallrave bujqësore, gruri ra me 2,6 për qind, misri 0,3 për qind dhe orizi 5,2 për qind, dersia Kina vendosi tarifa për një sërë produktesh amerikane, duke përfshirë këto të lartpendurat, ndërsa një rënie në importet e misrit çoi në shqetësime të kërkesës. Soja, nga ana tjetër, u rrit me 0,4 për qind.

Kafeja arriti një rekord prej 4,2995 dollarë për paund, me një rritje prej 18,8 përqind, ndërsa sheqeri ra 2 për qind, pambuku 2,3 për qind, ndërsa çmimi kakao ra me 32,3 për qind.

Zafer Ergezen, një ekspert i tregjeve të së ardhmes dhe të mallrave, tha për Anadolu se çmimi i onsit të arit ka qenë i fuqishëm për një kohë, por tendenca në rritje filloi në muajin korrik, e udhëhequr nga raportet se bankat qendrore do të hapërojnë për ulje të normave, ndërkohë lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe fitorja e Trumpit në garën presidenciale kontribuan në këtë rritje.

Ergezen theksoi se argjendi relativisht qëndron prapa për shkak të përdorimit të tij të madh në industri, ndërsa kërkesa për bakër u ndikua pozitivisht nga përparimi i Kinës në automjetet elektrike.

“Energjia e rinovueshme ka dalë në plan të parë dhe stimujt e Kinës çuan në një kërkesë më të fortë për bakër, veçanërisht në sektorin e automjeteve. Këta janë disa nga faktorët që çojnë në rritjen e kërkesës për bakër. Raportet treguan se ekzistonte tashmë një pritje e përgjithshme se kërkesa për bakër do të rritej dhe nga ky moment mund të them se nëse do të ketë një tendencë rritëse në metalet industriale, bakri do të udhëheqë këtë rritje”, tha Ergezen.

MARKETING