Çmenduri në avion për një arsye të çuditshme…

Çmenduri në avion për një arsye të çuditshme…

Pamjet e një përleshjeje në bord në një fluturim të Thai Smile Airways janë bërë virale në internet, pasi një pasagjer u sulmua pasi refuzoi udhëzimet e ekuipazhit për të ngritur ndenjësen përpara nisjes.

Incidenti ndodhi në Bangkok kur avioni ishte gati të nisej për në Kalkuta, Indi, raportoi NDTV.

Stjuardesat u thanë pasagjerëve që t’i rregullonin sediljet në pozicionin drejt dhe të lidhnin rripat e sigurimit, por njëri prej tyre nuk pranoi ta bënte këtë, duke thënë se i dhembte shpina.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, burri refuzoi me këmbëngulje të bindej dhe i tha ekuipazhit se mund ta raportonin te kapiteni nëse dëshironin.

Menjëherë pas kësaj, pasagjerët e tjerë u hodhën lart, të zemëruar me sjelljen e tij dhe u përballën me të.


Një video e marrë nga një pasagjer tregon disa njerëz që sulmojnë burrin ndërsa ai përpiqet të shmangë goditjet ndërsa ekuipazhi bën çmos për të rivendosur regullin.

Fluturimi u vonua për shkak të këtij konflikti në të cilin nuk pati lëndime serioze.

Pasagjerët e përfshirë në përleshje nuk u lejuan të porosisin pije alkoolike gjatë fluturimit.

Byroja e Sigurisë së Aviacionit Civil të Indisë tha se po shqyrtonte pamjet dhe po hetonte rastin. /tesheshi.com/

MARKETING