Çitaku: PDK fituese e këtyre zgjedhjeve, Urani shkon në balotazh në Prishtinë

Çitaku: PDK fituese e këtyre zgjedhjeve, Urani shkon në balotazh në Prishtinë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve.

“PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh . Ka marrë numrin më të madh të votave partiake duke u konfirmuar si forca politike më së shumti asambleistë nëpër kuvendet komunale”, tha Çitaku.
Ajo shtoi se si subjekt janë të bindur që kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është në balotazh.
“Sa u përket exit polleve me gjithë respektin për to e vërteta është në kutitë e votimit, sa i përket Prishtinës kandidati ynë jemi të bindur se është në balotazh këtë na konfirmojnë ekipet tona nga tereni dhe matjet tona të brendshme, kjo do të konfirmohet edhe brenda pak orësh pas përfundimit të numrit të votave”, tha ajo.

Çitaku u bëri thirrje e komisionerëve dhe vëzhguesve që të ruajnë çdo votë.

MARKETING