Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

Pas tre vitesh lufte brutale dhe rraskapitëse, një marrëveshje e mundshme midis presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologur rus, Vladimir Putinit në takimin e së premtes mund ta vërë Ukrainën në një situatë pa rrugëdalje.

Po spekulohet se të dy udhëheqësit mund të arrijnë një të ashtuquajtur marrëveshje “tokë për paqe”, sipas së cilës Ukraina do të detyrohej të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të ndalimit të konfliktit, shkruan Sky News.

Një marrëveshje e tillë, në praktikë, do të nënkuptonte aneksimin nga Rusia të territorit sovran të Ukrainës, të ligjëruar me forcë.

Nuk dihet ende nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky apo ndonjë përfaqësues tjetër i Ukrainës do të lejohet të marrë pjesë drejtpërdrejt në samit dhe në çfarë kushtesh.

Rusia aktualisht pushton rreth 19 për qind të territorit ukrainas. Kjo përfshin gadishullin e Krimesë dhe pjesë të rajonit të Donbasit, të cilat i ka pushtuar që përpara fillimit të pushtimit të gjithanshëm në shkurt të vitit 2022.

Trump ka deklaruar se shpreson që t’i kthejë Ukrainës “territor të vlefshëm”, por mbetet e paqartë se për çfarë do të ishte vërtet dakord Putin.

Ekspertët po analizojnë se çfarë do të nënkuptojë ky takim i shumëpritur mes dy liderëve botërorë për të ardhmen e vendit të goditur nga lufta dhe për situatën në vijat e frontit.

 

MARKETING