Cikloni tropikal godet Brazilin, 22 të vdekur

Cikloni tropikal godet Brazilin, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit tropikal që goditi pjesën jugore të Brazilit, raporton Anadolu.

Guvernatori rajonal Eduardo Leite tha se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në më shumë se 20 qytete dhe se 15 mijë njerëz ishin evakuuar.

Ai konfirmoi se cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Leite deklaroi se vdekja e 22 personave u konfirmuan në shtetet e Rio Grande do Sul dhe Santa Catarina në kufirin e Argjentinës dhe Uruguajit.

Sipas tij, 60 qytete u goditën nga cikloni. Lumenjtë dolën nga shtrati dhe vështirësuan operacionet e kërkim-shpëtimit.

Leite tha se numri i të vdekurve mund të rritet. “Do të shohim dëmet në të gjitha dimensionet e tij kur të largohet uji”, shtoi ai.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregonin qytetarët, shtëpitë e të cilëve ishin nën ujë, duke pritur për ndihmë mbi çati.

MARKETING