Chisora dhe Wilder gati për sfidën e madhe në ring, kërkojnë fitoren në duelin e tyre jubilar

Chisora dhe Wilder gati për sfidën e madhe në ring, kërkojnë fitoren në duelin e tyre jubilar

MARKETING

Boksieri britanik Derek Chisora do të përballet të shtunën (4 prill) me amerikanin Deontay Wilder, sfidë që do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Kjo do të jetë një sfidë e veçantë, pasi është e 50-ta në karrierën profesionale për të dy boksierët e peshave të rënda. Chisora ka një rekord prej 36 fitore e 13 humbje në karrierë. Ai është një hero kulti në boksin britanik, pasi ka qenë një figurë e rëndësishme në krye të divizionit për 15 vitet e fundit. Ai është përballur me një mori boksierësh më të mirë në botë, përfshirë Tyson Fury (tri herë), Oleksandr Usyk, Vitali Klitschko dhe shumë të tjerë.

MARKETING

Sample Image

Ndërsa Wilder (44 fitore, 4 humbje e 1 barazim në karrierë) është konsideruar si goditësi me grushtin më të fortë në këtë sport dhe padyshim një nga goditësit më të fortë të të gjitha kohërave. Amerikani ka qenë edhe kampion bote në peshën e rënda (kategoria WBC) dhe ishte i pamposhtur në 43 ndeshje para se të ndalej nga Fury.

MARKETING