ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik, zbulon studimi

ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik, zbulon studimi

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e të menduarit kritik të trurit.

MARKETING

Studiuesit i ndanë 54 studentë në tre grupe të ndryshme dhe u kërkuan atyre të shkruanin ese duke përdorur ChatGPT, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke përdorur elektroencefalograma (EEG), ata regjistruan aktivitetin e trurit të secilit pjesëmarrës dhe zbuluan se përdoruesit e ChatGPT kishin angazhimin më të ulët të trurit dhe “vazhdimisht performonin dobët në nivele nervore, gjuhësore dhe të sjelljes”.

Studimi zbuloi gjithashtu se gjatë disa muajve që u krye studimi, njerëzit që përdorën ChatGPT bënë shumë më pak përpjekje në shkrimin e eseve duke shtypur vetëm kërkesën në softuerin e IA-së dhe duke e lënë atë të bënte të gjithë punën.

Bëhet e ditur se përdoruesit e ChatGPT gjithashtu ruajtën më pak informacion nga esetë që u shkruan.

Sipas studiuesve, mbështetja e vazhdueshme në sistemet e Al mund të dëmtojë proceset njohëse që qëndrojnë në themel të të menduarit.

MARKETING