ChatGPT ka arritur edhe në WhatsApp
Shërbimi ChatGPT, nga OpenAI, tashmë është i disponueshëm edhe brenda WhatsApp.
Përdoruesit tani mund të shtojnë 1 (800) CHAT-GPT në listën e tyre të kontakteve në WhatsApp nëse duan të përdorin chatbotin ChatGPT brenda aplikacionit të mesazheve të Meta.
Në këtë version, ChatGPT është i kufizuar vetëm në futjen e tekstit, kështu që nuk ka modalitet të avancuar të zërit ose hyrje vizuale, por të gjitha opsionet AI të modelit ChatGPT o1-mini janë ende atje.
WhatsApp ChatGPT tani është i disponueshëm kudo ku OpenAI ofron chatbot-in e tij dhe përdoruesi nuk ka nevojë për një llogari. OpenAI po punon për të mundësuar një mënyrë për përdoruesit ekzistues që të verifikohen përmes WhatsApp, por nuk është shpallur asnjë afat kohor se kur mund të bëhet i disponueshëm ky opsion.
Përveç kësaj, një opsion i linjës telefonike ChatGPT është i disponueshëm për përdoruesit amerikanë dhe ofrohet 15 minuta përdorim falas i linjës telefonike ChatGPT.
“Ne sapo kemi filluar me aksionin për ta bërë ChatGPT më të aksesueshëm për të gjithë,” vuri në dukje Hevin Weil – Shefi i Produkteve në OpenAI. /Telegrafi/