Fjalimi për gjendjen e BE, Von Der Leyen synon mandat të ri, liston arritjet e prioritetet

Fjalimi për gjendjen e BE, Von Der Leyen synon mandat të ri, liston arritjet e prioritetet

Në fjalimin e gjatë për gjendjen e Bashkimit Evropian, Presidentja Ursula Von Der Leyen u ndal tek arritjet politike përgjatë vitit të fundit dhe parashtroi një sërë objektivash për ato në vijim, duke sinjalizuar ambicien për një tjetër mandat në krye të komisionit.

Në tonet e një fjalimi hapës të fushatës elektorale, teksa Bashkimi Evropian bëhet gati për zgjedhjet e qershorit, ajo shpalosi një seri idesh e politikash, thelbësore si për qendrën e djathtë, ashtu edhe social-demokratët, duke sugjeruar se synon të mbetet një kandidate konsensuale.

“E prezantoi veten si mbrojtëse të biznesit dhe njoftoi një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike që vijnë nga Kina. Lëvizja e kërkuar fort nga Parisi, paralajmëron përshkallëzim të raporteve me Pekinin. Merrni sektorin e automjeteve elektrike: është një industri thelbësore për ekonominë e pastër, me një potencial të madh në Evropë. Por tregjet globale tani janë kthyer përmbys me makina elektrike kineze më të lira. Dhe çmimet e tyre u mbajtën artificialisht të ulëta nga subvencionet e mëdha shtetërore. Kështu që unë mund të njoftoj sot se Komisioni po fillon një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike që vijnë nga Kina”, ka thënë Ursula Von Der Leyen.

Ekonomia, konkurrueshmëria dhe politikat industriale u përfshinë gjerësisht në fjalim. U adresuan gjithashtu mbështetja financiare dhe ushtarake për Ukrainës, sanksionet kundër Rusisë, veprimi klimatik, reformat në emigracion dhe aftësia e bllokut për të pritur anëtarë të rinj.

Ajo i hapi derën ndryshimit të traktatit bazë të BE-së, sipas propozimit të presidentit francez, Macron, duke thënë se një lëvizje e tillë do të ishte e nevojshme si pjesë e reformave të brendshme të bllokut. Në pjesën më emocionale të fjalimit, Von der Leyen i bëri homazh shkrimtares Victoria Amelina, e cila u vra nga një raketë ruse teksa dokumentonte krimet në atdheun e saj.

MARKETING