Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit

Shkruan: Mersel Bilalli

Shumë ekspertë të brendshëm e të jashtëm të sigurisë rajonale, vitin 2001 e patën vlersuar si një sfidë serioze për paqën dhe sigurinë në Maqedoni, por edhe në mbar rajonin ballkanik. Vlerësohet se është bë fjalë për një nga momentet kritike në historinë e rajonit, kur situata mund të kishte shkuar në një drejtim tjetër dhe të ndikonte në jetën dhe ardhmërinë e qindra, mijëra apo ndoshta miliona njerëzve. Në fakt, asaj kohe Maqedonia u përball me një sfidë tejet të ndieshme për të zgjedhur midis luftës dhe paqës.

Analizuesit neutral, janë të mendimit se konfliktin e vitin 2001 në Maqedoni, duhet trajtuar nga të gjitha rrethanat reale e objektive lidhur me faktorët e atëhershëm të shtetit, faktorët e atëhershëm politik shqiptar e maqedonas, por edhe atij ndërkombëtar. Që të japim një përgjigje të qëndrueshme dhe objektive për ate që ndodhi në atë vit, domosdo duhet të mënjanojmë faktorin emocional nga cilado qoftë palë e involvuar në konflikt..

E njohur është se pas pavarsimit të shtetit këtu, vite me radhë politika maqedonase sikur me kokëfortësi ngulte këmbë në vazhdimsinë e filozofisë monoetnike të shtetit dhe shoqërisë si tërsi, me vetëm disa ndryshime simbolike për të “drejtat e pakicave konform konventave ndërkombëtare”, që realisht ishte shkelje serioze mbi konceptin e të drejtës ndërkombëtare mbi të “drejtat e fituara” të shqiptarëve paraprakisht nga legjislatura e Jugosllavisë socialiste. Ideologjia nacionaliste që ishtë vazhdimisht në eruptim të sipër, barazinë natyrore me popullin shqiptar sikur e perceptonte me një logjikë të çuditshme të shtetit nacional monoetnik! Kurse politikanët dhe udhëheqësit e shtetit të asaj kohe në vazhdimsi aktronin se janë të pafuqishëm nga valët e mëdha të urrejtjes ekzistuese, të cilat në çdo segment insistonin që shqiptarët të trajtohen si element i huaj, i padëshëruar, madje edhe i rrezikshëm për shtetin.

Mungesa e qasjes burrshtetase asaj kohe (pos Tupurkoskit që preferonte njëfar marrëveshje historike me Shqiptarët), bëri që gjendja e sigurisë dukshëm të dramatizohej duke harxhuar shumë energji në mbajtjen e njëfar paqeje të brisht në shtet, në kohën kur rajonin e kishtë përfshi flaka e luftës. Shumë kontradikta të padefinuara në marrëdhëniet mes popujve u shndërruan në mosdurim dhe urrejtje të thella ndëretnike. Thjesht, ishte çështje kohe se kur do eruptonte gjendja përbrenda këtij shteti. Në ndërkohë ndodhi lufta në Kosovë, e cila përfundoi me intevenimin e Bashkësisë Ndërkombëtare në te. Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, dihej se ishtë çështje e zgjedhjes së momentit për ate se kur do të shpërthente konflikti edhe këtu.

Realisht, asaj kohe, koalicioni i atëhershëm qeveritar VMRO-PDSH, sikur bëri do hapa relaksues në marrëdhëniet ndëretnike dhe ate politikë filloj ta shndërroj në retorikë mediatike. Por, duhet theksuar se asaj kohe sikur ndodhi një shfrenim i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, dhe kjo sikur bëri që bashkësia ndërkombëtare të mos ndërmerr hapa rigorozë për parandalimin e konfliktit.

Konflikti i vitit 2001 në Maqedoni, ishte i rrezikshëm për shumë faktorë, jo vetëm për shkak të rrethanave gjeopolitike rajonale dhe më gjërë, por edhe për shkak të asaj se akterët e konfliktit nuk kishin ndonjë plan politik për qëllimet që duhej arrijtur. Pra, në fillim të konfliktit, nga kumtesat e krahut luftarak, nuk kishtë një pozicion të qartë se çka dëshirohet. Pozicionet e tyre rrotulloheshin nga qëndrimi për bashkim kombëtar e gjer te të drejtat kolektive njerëzore. Por, fakt se edhe kreu i atëhershëm i shtetit s’dinte se si të menaxhojë me situatën e sigurisë tanimë të komplikuar shtesë dhe maksimalisht etnikisht të emocionalizuar. Menjëherë pas shpërthimit të konfliktit u pa se në shtet s’ka potencial të brendshëm për menaxhim racional me situatën në bazë të metodave të sprovuara, duke përfshi edhe ato të kohës së re. Përkundrazi, faktori emocionalisht i hutuar maqedonas me logjikën e një liliputi, vazhdonte që konfliktin ta shpjegonte me teori konspiracioni ose me argumente që gjer në fund demonizonin shqiptarët, madje duke e nxitur luftën akoma më shumë përmes argumenteve folklorike, si për shqiptarët ashtu edhe faktorin ndërkombëtar. Në ndërkohë, partitë shqiptare dhanë disa iniciativa që kishin të bëjnë me ate se si duhej organizuar shteti dhe pushtetit në kushte të pluralitetit etnik dhe politik.

Pra, duhet theksuar se fjala ishtë për shumë akte që paraprakisht ishin shtruar nga partitë shqiptare dhe deputetët e tyre në parlamentin e Maqedonisë, ku potencohej se kjo duhej bërë domosdo që të eliminonte masën kritike për shpërthim të një konflikti të brendshëm ushtarak edhe në këtë pjesë të Ballkanit të nxehtë. Pra, disa herë pala shqiptare paraprakisht kishtë insistuar në një marrëveshje të domosdoshme historike ndërmjet dy bashkësive më të mëdha etnike në shtet, duke potencuar nevojën e domosdoshme që shteti të ndërtohet mbi baza të një marrëveshje të përbashkët, ku në mënyrë precize do të garantoheshin shumë mekanizma funksional për një shtet të drejtë multietnik. Por, reagimet ishin të formës – kur s’keni përgjigje, vritneni ate që ka pyetur!

Kishte mospajtime edhe për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar në bisedime për ndërprerjen e konfliktit dhe jorastësisht ndërmjetësuesit në bisedime u emëruan si “lehtësues” e jo “ndërmjetësues”. Bisedimet ishin të vështira pasi te pala maqedonase dominonte bindja se konflikti i vitit 2001 ishte fryt i një komploti të jashtëm, se Kushtetuta fare s’duhej ndyshuar, se shqiptarët janë mercenarë për do interesa të huaja, se në këtë konflikt gjoja ishin të përzier edhe elemente islamike (madje për këte qëllim u paten vrarë 7 emigrantë pakistanezë). Në këso rrethanash dhe dyshimesh u nënshkrua Marrëveshja e Ohërit, të cilën në vazhdimsi e përcollën obstrukcione të shumta gjatë interpretimit dhe implementimit të saj.

Marrëveshjen e Ohërit, pos pjesës së përgjithshme e përbëjnë edhe tre anekse – 1) për amendamentet kushtetuese; 2) për ndryshimet në legjislacion; 3) për implementim dhe për masat e ndërtimit të besimit. Vend meritor i jepet zhvillimit harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht edhe të drejtat kolektive, identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të shtetit. Marrëveshja në fjalë parashifte edhe miratimin e disa ligjeve që kishin të bëjnë me avansimin e gjuhës shqipe, të drejtave kulturore, participimit në organet dhe struktura të shtetit, avansimin e pushtetit lokal etj. Disa nga këta segmente edhe pas 22 vjetësh akoma nuk gjejnë përdorim sipas kuptimit dhe logjikës së re. Modeli i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, që potencohej si bazë për pushtet lokal më të avansuar, edhe sot akoma mbetet largë realizimit, gjë e cila drejtëpërdrejtë reflektohet në zhvillimin ekonomik të rajoneve.

Marrëveshja parashifte vendosje të procedureve të veçantë kuvendore për çështjet që kishin të bëjnë me aspektet etnike. Pastaj parashifen procedura për zgjedhjen e organeve të caktuara, si dhe procedura dhe kuota etnike në disa organe siç janë – Gjykata Kushtetuese, Këshilli Gjyqësor, Komitetin për bashkësitë etnike, Ombudsmani etj.

Disa ditë para hapjes së procedures për ndryshimin e Kushtetutës, ndër kuloare sikur filluan të qarkullojnë fjalë se disa pjesë të aneksit që kishin të bëjë me ndryshimet kushtetuese do të “pësonin do ndryshime simbolike”. Dukej se kjo më tepër kishtë të bëjë me do interesa partiake konjukturale të asaj kohe, por që për faktorin ndërkombëtar  nuk paraqeste ndonjë problem të veçantë. Ndrshime pësuan Preambula, e cila fillimisht bazohej në konceptin ekskluzivisht qytetar, e që me ndryshimet serish morri karakter etnik me nuance multietnike. Poashtu ndryshime pësuan edhe do formulime që kishin të bëjnë me bashkësitë fetare. Afati përfundimtar i implementimeve legjislative dhe praktike të Marrëveshjes ka qenë viti 2004, megjithate akoma sot e kësaj dite do çështje mbeten të padefinuara.

Gjatë mandateve kryeministrore të Nikolla Gruevskit, Marrëveshja ndeshej me do interpretime restriktive, madje vet ai bojkotonte përvjetoret e saja. Sot në opinionin maqedonas vazhdon të mbizotëron bindja se Marrëveshja e Ohërit është diçka tejet maksimale, madje mbi standardet evropiane, dhe se ky dokument është i pandryshueshëm dhe se çdo ndryshim eventual do të çojë në federalizim, nocion i cili këtu trajtohet si e keqja më e madhe që mund t’ i ndodhë “shtetit të tyre”. Andaj, në këso rrethanash, si çështje pak më pragmatike mbeten interpretimet afirmative të formulimeve të saja nëse për ate ka klimë politike. Formulimi “bashkësi etnike që përbënë së paku 20 përqind të popullatës” mbetet një sintagmë ofenduese për shqiptarët, në kohën kur “maqedonasit shpalleshin parardhës të racës së bardhë”!

Jetësimi i Marrëveshjes së Ohërit pati zvarritje dhe partizim çmendës!

Objektivish për shkak të shumë dobësive dhe rrethanave të karakterit objektiv e subjektiv, jetësimi i disa përcaktimeve të Marrëveshjes së Ohërit pati vonesa, zvarritje por edhe interpretime restriktive. Pjesë e tyre ma kalimin e kohës u përmirësuan, mbeten edhe disa përcaktime që të konkretizohen konform frymës së Marrëveshjes. Natyrish se ka nevojë për qasje edhe më profesionale, por nuk duhet të mbetemi nihilist se ajo s’është realizua si duhet. Prioritare mbetet qasja jopartiake e saj si vlerë e përgjithshme e një kombi, por edhe e gjithë qytetarëve. Shoqëria shqiptare ka nevojë për rangim të prioriteteve. Në rend të pare duhet shumë më fuqishëm ta luftojmë korrupsionin që shkakton stagnim të përgjithshëm zhvillimor. Poashtu duhet avansuar merit-sitemin në selekcionimin dhe avansimine kuadrove, duke eliminua aspektin partiak në këte domen. Zhvillimi ekonomik është dashur ranguar në maje të hierarkisë në përcaktimet zhvillimore. Pa te s’kemi as mirëqenie,as dinjitet, madje as popull. Vetëm kjo do ta ndalonte shuarjen e dritës tani më shumë të zbehtë kombëtare në këte vend. Njerëzit tani masovisht integrohen në jetën perëndimore, kurse vendlindja e dënuar nga vet ne ha edhe banorët e vet të fundit. Mjafton dy ekspert ekonomik me famë evropjane që të shpëtohen banorët e fundit të një anije që për dekada ndeshet me havari. Izraeli ka territory sa Maqedonia e Veriut,me 70 përqind shketërirë, ku jetojnë afronëntëmilin banorë, por mban 20 për qind të tregut evropian me do produkte bujqësore.Standardi jetësor i banorëve të atjeshëm është gjashtë here më i lartë se te ne. Ekpsertët kinez tëinvestimeve thuajne se po ta kemi rafshinën e Pollogut me Malin Shar,ne mund të mbajmë aty mbi tre milion banorë me standard të lartë. Por këto punë nuk bëhen me kuadro nënmesatar që në një shtet normal evropain vëshirë se do gjeshin donjë punë. Atje politikan bëhet ai që është treguar me shume vlera në profesion. Kurse ta ne mungesa e merit-sistemit ka sjell gjer aty sa persona kyq të jenë mu ata që në Perëndim zor se do i pranonin për roje nate të atyre objekteve dhe institucioneve që ata udhëheqin. Kështu, jo vetëm që s’mund të kemi zhvillim ekonomik, por, s’mund të kemi as popull. Ai do shkoj kudo tjetër në botë ku do e ketë më mirë se në vatrën e vet të mallkuar.

Xhems Perdju, njëri nga “lehtësuesit”e marrëveshjes me të drejtë pat deklaruar: “Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është e përsosur – negociatat nën kërcënimin e luftës janë rrallë të përsosura – dhe zbatimi gjithashtu ka pasur disa probleme. Në përgjithësi, Marrëveshja e Ohrit ka qëndruar mirë si një model i marrëdhënieve etnike në Maqedoni dhe gjetkë. Dy parimet e mëdha të Ohrit – respektimi i identitetit kulturor të të gjithëve dhe të drejtat e barabarta për çdo qytetar, pavarësisht nga përkatësia etnike – janë akoma të vlefshme sot. Unë i përgëzoj ata që arritën këtë Marrëveshje, mençurinë dhe përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në vend.” Por, ai nuk kuproj djallëzimin tonë partiak që si uragan po shkatëron popullin!

Mund të thuhet se papunësia apo punësimi i nivelit social është bërë një problem serioz,madje asgjasues për popullin, sepse qëndron nën limitin kritik të lejueshëm. Papunësia dhe shpëngulja vazhdojnë të mbeten një segment tejtet i ndieshëm, që mund akoma më seriozisht të dëmtojnë baraspeshën rezidente etnike në shtet. Edha pas tri dekada,akoma në mesin e popullatës shqiptare ka shkallë tejet të ulët të zhvillimit ekonomik. Vëllimi, struktura dhe tendenca e shpenzimeve publike gjithashtu tregon pabarazi të konsiderueshme të shpenzimeve të caktuara në rajone, programe dhe projekte. Andaj, vendimet publike për këto çështje duhet t’i nënshtrohen mekanizmit të koncenzusit institucional. Shkollimi dhe aftësimi i vazhdueshëm profesional duhet përshtatur nevojave dhe praktikave të kërkesave të ekonomisë së tregut, kërkesave për vende pune të bazuara në aftësimin profesional, konform teknologjive moderne.

MARKETING