Çekët duan ndalimin e ndihmës për Ukrainën

Çekët duan ndalimin e ndihmës për Ukrainën

Mijëra çekë protestuan kundër Qeverisë në Pragë. Ata janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë kundër inflacionit të lartë, teksa i kanë bërë thirrje shtetit që të ndalë përkrahjen ushtarake për Ukrainën.

Protesta ishte thirrur kundër varfërisë, mirëpo kishte agjendë politike me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e Qeverisë. Partia joparlamentare që ka organizuar këtë protestë, ka fajësuar BE-në për ngritjen e madhe të çmimeve dhe i ka bërë thirrje Qeverisë çeke që të mos dëgjojë bllokun evropian.

Edhe Ukraina ishte një çështje tjetër e protestës. Protestuesit kanë bërë thirrje për zgjidhje paqësore të luftës. Republika çeke është përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, duke ofruar armë për ukrainasi dhe ka hapur kufijtë për më shumë se gjysmë milioni refugjatë.

MARKETING