Caktohen tre emrat e kandidatëve për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Caktohen tre emrat e kandidatëve për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e 141-të të mbajtur sot, është informuar për ecurinë e procedurës për nominimin e kandidatëve për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme prezantoi Informacionin mbi aktivitetet e realizuara, në përputhje me njoftimin e dorëzuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin informohet për propozimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre kandidatëve: Jordan Apostollski, Natasha Boshkova dhe Sasho Georgievski.

“Pas shqyrtimit, Qeveria e miratoi Informacionin, pas së cilit Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si institucion kompetent i ngarkuar për zbatimin e aktiviteteve administrative dhe teknike në procedurë, do të vazhdojë me sigurimin e mendimit nga Paneli Ndërkombëtar Këshillëdhënës i Ekspertëve pranë Këshillit të Evropës, lidhur me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga kandidatët e propozuar”.

“Pas marrjes së mendimit nga Paneli Ndërkombëtar Këshillëdhënës, Komisioni do t’ia dorëzojë Qeverisë listën me tre kandidatët, pas çka lista përfundimtare do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thonë nga Qeveria.

MARKETING