Çairi siguron Final Four-in në Kupën e Maqedonisë!

Çairi siguron  Final Four-in në  Kupën e Maqedonisë!

MARKETING

Klubi i Hendbollit Çair po vazhdon sezonin e tij fantastik, duke siguruar kualifikimin në Final Four të Kupës së Maqedonisë në hendboll për femra, raporton SHENJA.

MARKETING

Sample Image

Skuadra nga Çairi dominoi përballjen ndaj Ovçe Poles, duke triumfuar me rezultat bindës 21-31, si konfirmim i formës së shkëlqyer që po kalon këtë edicion.

Pas pjesës së parë, Çairi udhëhiqte me 16-10 dhe praktikisht e kishte vendosur ndeshjen, ndërsa pjesa e dytë ishte vetëm formalitet.

Shënueset më të mira për ekipin fitues ishin Biljana Damçevska me tetë dhe Gabriela Veliçkovska me gjashtë gola. Në anën tjetër, te skuadra e Sveti Nikoles u dalluan Anastasija Sentovska me tetë dhe Elena Vuçevska me gjashtë gola.

Kualifikimi në mesin e katër skuadrave më të mira përbën vazhdimësi të rezultateve pozitive për Çairin, ndërsa synimi tashmë është i qartë: të hidhet edhe hapi i fundit dhe të shkruhet historia. /SHENJA/

MARKETING