Çairi përballë sfidës më të madhe, koha për mobilizim total!

Çairi përballë sfidës më të madhe, koha për mobilizim total!

Tri vite pa fitore ndaj kampionit aktual! WHC Çair ka dominuar skenën vendore me suksese të shumta, por ekipi i Gjorçe Petrovit mbetet pengesa më e madhe, një kundërshtar i fuqishëm me një përbërje të mbushur me lojtare ndërkombëtare nga Kroacia, Brazili, Guinea, Bosnja dhe Mali i Zi.

Të dielën (18:00), Çairi ka shansin për ta thyer këtë tabu dhe për të bërë hapin e madh në Play-off. Ekipi është i motivuar, gati për të dhënë gjithçka në fushë, por për këtë sfidë duhet një Çair i stërmbushur, një atmosferë e zjarrtë që do t’i japë forcë skuadrës tonë.

Thirrja e fundit e çairasve për të gjithë qytetarët:

Të dielën të gjithë në sallë! Le ta bëjmë bashkë historinë!

MARKETING