Çairi nis sezonin me ambicie të reja dhe përkushtim maksimal

Çairi nis sezonin me ambicie të reja dhe përkushtim maksimal

Klubi i hendbollit për femra Çairi do të hapë sezonin e ri në Superligën e hendbollit këtë të diel, më 7 shtator, me një ndeshje jashtë fushe kundër ekipit vendas Pelister në Manastir. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00.

Skuadra nga Shkupi hyn në këtë edicion me ndryshime të shumta në përbërje, por me objektiva të qarta: të garojë me dinjitet, të synojë rezultate pozitive dhe të vazhdojë të jetë një shembull i organizimit dhe disiplinës sportive.

Nga klubi është bërë thirrje që tifozët dhe dashamirët e sportit të qëndrojnë pranë ekipit edhe këtë sezon, duke ofruar mbështetjen e tyre në çdo sfidë që i pret.

MARKETING