Çairi fiton ndeshjen e parë ndaj Colegia de Vaia
Çairi ka mundur 29:25 ekipin portugez Colegia de Vaia, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Pjesa e parë e takimit ishte e ekuilibruar ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjera, me miqtë që e mbyllën pjesën e parë me rezultat 16:15.
Pjesa e dytë e takimi u diktua nga vashat e trajnerit Basri Latifi të cilat arritën që në fund të triumfojnë me rezultatin e përgjithshëm 29:25.
Hendbollistja më efikase në radhët e Çairit ishte Teodora Gulicoska me 13 gola të realizuar, ndërsa tek skuadra portugeze me lojë të mirë u dalluan hemdbollistet Sabino dhe Rodrigez me nga 7 gola.
Ndeshja e kthimit në mes Çairit dhe Colegia de Vaia do të luhet të dielën në Avtokomandë me fillim në orën 16:00. /SHENJA/