Burime të MPJ së Turqisë: Monitorohet nga afër situata e shtetasve tanë në anijen “Madleen”

Burime të MPJ së Turqisë: Monitorohet nga afër situata e shtetasve tanë në anijen “Madleen”

Burime të Ministrisë së Jashtme të Turqisë njoftuan se situata e shtetasve turq në anijen “Madleen”, në të cilën ndërhyri Izraeli, po monitorohet nga afër, raporton Anadolu.

MARKETING

Burime nga Ministria e Jashtme deklaruan se Ambasada turke në Tel Aviv ndërmori hapat e nevojshëm për të liruar qytetarët sa më shpejt të jetë e mundur pasi anija zbarkoi, duke shtuar: “Situata e qytetarëve tanë në anijen me emrin ‘Madleen’ po monitorohet nga afër”.

Burimet theksuan se të afërmit e shtetasve informoheshin rregullisht.

– Ndërhyrja në anijen “Madleen”

Si pjesë e misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile Koalicionit të Flotiljes së Lirisë (FFC) për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma në rajon, anija me vela 18 metra “Madleen” u nis për në Gaza nga porti i San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor.

Në një deklaratë nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë u tha se ushtria izraelite ndërhyri në anijen “Madleen”. “Kontakti me anijen ‘Madleen’ u humb. Ushtria izraelite hipi në anije. Vullnetarët në anijen ‘Madleen’ u rrëmbyen nga ushtria izraelite”, thuhet në deklaratë.

Në bord ndodhen 12 persona, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE), Rima Hassan dhe shtetasen gjermane koordinatore për media të FFC-së, Yasemin Acar, si dhe Hüseyin Şuayb Ordu nga Turqia, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda, Baptiste Andre, Reva Viard, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg dhe gazetari Omar Faiad.

MARKETING