Bujar Osmani: Presidentja po përhap dezinformata që tregojnë injorancë serioze të procedurave themelore të BE-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova po e përdor pozicionin e saj për të përhapur dezinformata.
MARKETING
“Me keqardhje vërej se Presidentja, në vend që të përdorë zyrën e saj për të mbështetur të ardhmen evropiane të vendit, vazhdon të përhapë dezinformata që dëshmojnë për një injorancë serioze të procedurave themelore të Bashkimit Evropian. Korniza negociuese nuk është një dokument i nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, por është harmonizuar dhe miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së, pas së cilës miratohet nga Qeveria dhe votohet nga Kuvendi.
Në rastin tonë, korniza negociuese u mbështet me 67 vota në Kuvend, përfshirë përmbajtjen e protokolleve. Më e pakta që mund të pritet nga një presidente është të jetë e informuar dhe të shprehet me përgjegjësi. Populizmi mund të sjellë pikë sot, por dëmton vendin nesër. Dhe nga një profesor, të paktën pritet njohuri themelore për çështjen”, shkroi Osmani.
Presidentja Siljanovska-Davkova dje akuzoi ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani se ka kaluar autoritetin e tij në lidhje me protokollin e cila u bë pjesë e kornizës negociuese për anëtarësimin e vendit në BE
Presidentja për “Telma” tha se të gjithë po pyesin veten se si një Protokoll mund të jetë pjesë e një Kornize. Nuk mund të jetë, por askush nuk tha që nuk mund të jetë.
“Mendoj se Ministri i Punëve të Jashtme e tejkaloi autoritetin e tij. Si e nënshkroi ai që diçka do të përfshihej në Kornizë, dhe Korniza do të ishte një kusht që duhet të përmbushet në mënyrë që të mund të përfundojmë me grupet dhe që të mund të ndodhë ratifikimi”, thotë Siljanovska Davkova.