Britania sanksionon organizatat që mbështesin kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor
Britania e Madhe ka njoftuar sanksione në përgjigje të dhunës së vazhdueshme nga kolonët ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kjo lëvizje vjen pas një rritje të paprecedentë të dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor gjatë vitit të kaluar, ku OKB që regjistroi mbi 1,400 sulme nga kolonët kundër komuniteteve palestineze që nga tetori 2023.
Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kanë në shënjestër tre qendra kolone dhe katër organizata që kanë “mbështetur, nxitur dhe promovuar dhunën” kundër komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor.
Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se mosveprimi i qeverisë izraelite “ka lejuar që një mjedis i pandëshkueshmërisë të lulëzojë ku dhuna e kolonëve është lejuar të rritet në mënyrë të pakontrolluar”.
“Masat e sotme do të ndihmojnë në sjelljen e përgjegjësisë ndaj atyre që kanë mbështetur dhe kryer abuzime të tilla të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Qeveria izraelite duhet të godasë dhunën e kolonëve dhe të ndalojë zgjerimin e kolonëve në tokën palestineze. Për sa kohë që ekstremistët e dhunshëm mbeten të papërgjegjshëm, MB dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë të veprojnë.”