Britania i dërgon gabimisht e-maile të klasifikuara Malit

Britania i dërgon gabimisht e-maile të klasifikuara Malit

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe në vend që t’i dërgojë e-maile Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Pentagonit, për shkak të një gabimi ato iu dërguan Malit, një prej aleatëve të Rusisë në Afrikë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, disa e-maile që synonin të dërgoheshin në adresat e Pentagonit që mbaronin me shtesën “.mil” janë dërguar në adresat e Malit që mbarojnë me “.ml”.

Një zyrtar i ministrisë, i cili bëri një deklaratë në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi se në e-mailet në fjalë nuk kishte të dhëna që do të rrezikonin sigurinë operacionale dhe informacionin teknik dhe se për këtë çështje ka nisur një hetim.

Zyrtari i ministrisë tha se numri i e-maileve të dërguara në Mali ishte më pak se 20.

Të njëjtin gabim e bëri edhe SHBA-ja

Në një deklaratë dy javë më parë, SHBA-ja njoftoi se kishte dërguar miliona e-maile në Mali, një nga aleatët e Rusisë në Afrikë.

Holandezi Johannes Zuurbier, i cili menaxhon e-mailin e Malit .ml, tha se në Mali janë dërguar gabimisht 117 mijë e-maile që nga janari i këtij viti, edhe pse ka paralajmëruar SHBA-në për këtë çështje në 10 vitet e fundit.

Mali në Afrikën Perëndimore, është një nga 6 vendet afrikane që Rusia është zotuar të dërgojë grurë pa pagesë, pavarësisht përfundimit të Marrëveshjes së Kokrrave të Detit të Zi.

Përveç kësaj, luftëtarët e lidhur me grupin “Wagner” marrin pjesë në luftën kundër rebelëve së bashku me ushtrinë e Malit.

MARKETING