Britania e Madhe do të sanksionojë Ben-Gvir dhe Smotrich për komentet ‘monstruoze’ në Gaza

Britania e Madhe do të sanksionojë Ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itaman Ben-Gvir dhe Ministrit të Financave, Bezalel Smotrich.
MARKETING
Kështu Mbretëria e Bashkuar do t’i bashkohet Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe të tjerëve në sanksionimin e dy ministrave, lidhur me komentet e yure “monstruoze” në Gaza, raporton The Jerusalem Post.
Sanksionet do ndalojnë Smotrich dhe Ben-Gvir të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe do u ndalohet çdo institucioni financiar me seli në Mbretërinë e Bashkuar të merret me ‘ta.
“Ne i mbijetuam Faraonit, do t’i mbijetojmë edhe Keir Starmer,” deklaroi Ben-Gvir në përgjigje të raportit. “Unë do të vazhdoj të punoj për Shtetin e Izraelit dhe popullin e Izraelit pa frikë apo kërcënim!”
Ministri i Jashtëm Gideon Saar u tha gazetarëve se qeveria do të mbajë një takim të posaçëm në fillim të javës së ardhshme për të vendosur se si t’i përgjigjet “vendimit të skandaloz dhe të papranueshëm”.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi në maj se do të ndalonte negociatat për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me Izraelin, pasi kryeministri Keir Starmer shprehu alarm për përshkallëzimin ushtarak në Gaza.