Britani: Tre persona arrestohen nën dyshimin për spiunazh për Rusinë

Britani: Tre persona arrestohen nën dyshimin për spiunazh për Rusinë

Policia Metropolitane në Londër ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar në shërbim të Rusisë.

Sipas raportimit të BBC-së, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare u arrestuan në një adresë në Grays, Essex, Britani, ndërsa një burrë 46-vjeçar u arrestua në një adresë tjetër në të njëjtën zonë, transmeton Klankosova.tv.

Të tre u arrestuan nën dyshimin për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence, në kundërshtim me nenin 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare (NSA) 2023, dhe më pas u dërguan në një stacion policor në Londër.

Policia Metropolitane konfirmoi se vendi për të cilin lidhen këto akuza është Rusia. Oficerët kryen kontrolle në të dy adresat në Essex dhe, sipas autoriteteve, të tre personat tashmë janë liruar me kusht, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Komandanti Dominic Murphy, shefi i Njësisë së Antiterrorizmit në Met, tha se është vërejtur një rritje e rasteve ku qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar rekrutohen nga shërbime të inteligjencës së huaja.

Ky është një lajm në zhvillim dhe pritet që më shumë detaje të publikohen në orët në vijim. /Klankosova.tv

MARKETING