Britani, 7 të arrestuar përpara tubimit në mbështetje të grupit “Palestine Action”

Britani, 7 të arrestuar përpara tubimit në mbështetje të grupit “Palestine Action”

Një grup fushate në Mbretërinë e Bashkuar tha se shtatë nga zëdhënësit e saj u arrestuan nga policia kundër terrorizmit përpara një tubimi, të planifikuar për të shtunën, kundër ndalimit të “Palestine Action”, transmeton Anadolu.

“Lëvizja për t’i dhënë fund gjenocidit mbi Palestinën dhe për t’u dhënë fund krimeve të luftës të Izraelit është forcë e pandalshme dashurie dhe solidariteti”, tha Defend Our Juries (DOJ) në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Grupi “Palestine Action” u ndalua në korrik sipas Aktit të Terrorizmit të vitit 2000 pasi aktivistët lyen aeroplanë me bojë në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore.

Muajin e kaluar, më shumë se 500 persona u arrestuan në Londër, me shumicën dërmuese të akuzuar për mbajtjen e pankartave ose tabelave që dyshohet se mbështesin grupin.

Megjithatë, Defend Our Juries njoftoi se do të mbajë një tubim tjetër të shtunën, më 6 shtator në Londër pasi më shumë se 1.000 persona premtuan se do të merrnin pjesë në tubim.

Ndërkohë, Fushata e Solidaritetit Palestinez (PSC), organizatori kryesor i marshimeve pro-Palestine në Mbretërinë e Bashkuar, dënoi arrestimet dhe shprehu solidaritet me DOJ-në.

Arrestimet erdhën një ditë pasi Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit (IAGS) deklaroi se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.

MARKETING