Britani, 616 emigrantë kaluan kanalin anglez të dielen, numri më i lartë në 2023

Britani, 616 emigrantë kaluan kanalin anglez të dielen, numri më i lartë në 2023

Autoritetet britanike zbuluan dje 616 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin anglez me varka të vogla, njoftoi sot qeveria britanike.

Ky është numri më i lartë i regjistruar në një ditë që nga fillimi i vitit.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e mbërritjeve të anijeve me emigrantë një nga pesë prioritetet e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregdetin jugor të Anglisë u rrit në një nivel record – më shumë se 45,000 – në 2022.

Ky numër është rritur me 500% në dy vitet e fundit.

Sunak është kritikuar nga disa në Partinë e tij Konservatore dhe nga qytetarët se nuk ka vepruar menjëherë sa duhet për të goditur imigracionin e paligjshëm, por javën e kaluar ai tha se plani i tij po përparonte dhe mbërritjet në vend ishin ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar./abcnews.al/

MARKETING