Brazil, balona me ajër merr flakë në qiell – tetë të vdekur

Të paktën tetë persona kanë vdekur pas një aksidenti që përfshinte një balonë me ajër të nxehtë në rajonin jugor të Brazilit, Santa Catarina.
MARKETING
“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti që përfshinte një balonë në Praia Grande, këtë të shtunë në mëngjes. Ekipi ynë i shpëtimit është tashmë në vendngjarje”, tha guvernatori lokal Jorginho Mello, shkruan CNN.
“Deri më tani, kemi konfirmuar tetë vdekje dhe dy të mbijetuar”, shtoi ai.
Ai tha se ekipet e shpëtimit po kërkonin persona të tjerë, pasi informacionet paraprake tregonin se kishte 22 persona në bord.
Pamjet e postuara në rrjete sociale tregojnë balonën që merr flakë ndërsa ishte në qiell.
Më pas ajo shfryhet dhe bie në tokë.