“Bota në Fokus”: Sa ndihma kanë dërguar anëtarët e NATO-s në Ukrainë?

“Bota në Fokus”: Sa ndihma kanë dërguar anëtarët e NATO-s në Ukrainë?

U bënë plot një vit nga pushtimi rus i Ukrainës dhe fundi i një konflikti të përgjakshëm ende nuk duket në horizont. Një luftë kjo që në mënyrë indirekte ka imponuar përfshirjen e shumë faktorëve ndërkombëtar në krah të Ukrainës, i ka kuhstuar botës perëndimore e posaqërisht NATO-s goxha si shumë në aspektin financiar dhe ushtarak që kjo e fundit i ka premtuar dhe një pjesë edhe i ka dhuruar Ukrainës me qëllim mposhtjen e agresionit rus në fushën e betejës. Gjatë vitit të kaluar vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Ukrainës mbi 80 miliardë dollarë, ndërsa Gjermania dhe SHBA-ja i kanë premtuar dërgimin e tankeve të gjeneratës së fundit, kërkesë kjo që ka qenë e vazhdueshme nga autoritetet ukrainase për ti dhënë një grusht të fortë ushtrisë ruse në fushën e betejës. Ndërkaq në përvjetorin e fillimit të pushtimit të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi pezullimin e marrëveshjes bërthamore me SHBA-në dhe akuzoi Perëndimin si fajtorin kryesorë për fillimin e luftës.

Avdi Bakiju / SHENJA/

MARKETING