‘Bota në fokus’: Përqafimi mes xhelatit dhe “demokratit”

‘Bota në fokus’: Përqafimi mes xhelatit dhe “demokratit”

Të jesh fëmijë në Gaza!

Padyshim që sulmet ndaj civilëve pa dallim janë të patolerushme, por patjetër duhet të mbajmë mend se mbi 2 mijë fëmije në Gaza janë masakruar me lejen dhe ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve evropian. Është dita e 17 e masakrimit pa mëshirë të një popullate 2 milionëshe e cila për 15 ditë me radhë është privuar nga nevojat elementare njerëzore, pa ujë, ushqim, pa energji elektrike, vetëm me bomba mbi kokë.

Të jesh fëmijë në Gaza, duhet të të shkruhet emri në gjymtyrët e trupit që kur të të gjejnë nën gërmadha të copëtuar, të mund të të identifikojnë. Qëllimi i Izraelit është ta dëbojë popullatën civile, të krijojë terren të pastër për ta luftuar Hamasin dhe në fund të ekzistojë Gaza pa palestinezë.

Në emër të luftës kundër terrorizmit, Izraeli është shndërruar në organizatën më të madhe terroriste në botë. Një Samit i Paqes në Kajro përfundoi para ca ditësh dhe rezultoi me 10 maunë me ndihma humanitare në Gaza, asgjë më shumë. Përfaqësuesit e shteteve të OBI-t dhe BE-së nuk arritën të merren vesh madje as të përpilojnë një deklaratë të përbashkët, dhe bombardimi i Gazës vazhdon edhe sot.

Shtetet muslimane kanë një qëndrim të unifikuar, një zgjidhje paqësore me dy shtete, por si gjithmonë, i forti e bën ligjin. Prandaj, zëri i tyre nuk dëgjohet.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING