‘Bota në fokus’: Kur Alija Izetbegoviq shkruante për ideologjinë cioniste më 1970

‘Bota në fokus’: Kur Alija Izetbegoviq shkruante për ideologjinë cioniste më 1970

Ndërsa një aparteid u çmontua në Afrikën e Jugut, një tjetër u ngrit në Palestinë. Kështu vlerëson profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Maruan Bishara kur thotë se politikat kriminale të Izraelit mund të jenë vetëvrasëse në terma afatgjatë dhe të çojnë në shkatërrimin e “Shtetit të fuqishëm Hebre”.

Ai vlerëson se vrasja e qëllimshme e civilëve palestinezë jo vetëm tash në bombardimet në Gaza por gjithmonë që nga viti 1948, nuk do të sigurojë mbrojtjen e Izraelit.

Në fakt regjimi i sotëm cionist, ngjashëm si regjimet e kaluara nuk kanë për qëllim paqen me palestinezët, por dëbimin e palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor e si rrjedhojë e gjithë Palestina historike të bëhet tokë etnikisht e pastër hebreje.

Ish presidenti i Bosnje e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, që në vitin 1970 ka bërë një përshkrim të shkurtë dhe të qartë për ideologjinë cioniste, shtetin hebre, mosdurimin e tyre ndaj cilitdo popull dhe besimi fetar dhe historisë hebreje para Krishtit.

Kush mund të sigurojë Jerusalemin e lirë, të hapur në mënyrë të barabartë për të gjithë? Izetbegoviq në vitin 1970 shkruante se teorikisht dhe praktikisht këtë mund ta bëjnë vetëm muslimanët. Teorikisht, sepse vetëm muslimanët i pranojnë profetët dhe librat e shenjtë të hebrenjëve dhe të krishterëve, ndërsa këta dy grupe nuk e njohin as profetin Muhammedin e a Kur’anin.

Ky fakt është një element i epërsisë së muslimanëve në këtë çështje. Dhe, praktikisht, sepse Jerusalemi gjendet në botën muslimane. Çdo pushtet jo-islam në Jerusalem do të prezantonte një gjendje të panatyrshme, që do të mund të mbahej vetëm me fuqi, kurse një gjendje e tillë tensioni asnjëherë nuk është gjendje dhe klimë e lirisë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING