‘Bota në fokus’: Kalifati Abasid dhe epoka e Artë Islame
Ardhja e Perandorisë Abaside i hapi udhë një periudhe të begatisë ekonomike që çoi në një rigjallërim të jetës urbane dhe në shtrirjen e tregtisë dhe industrisë jo vetëm brenda hapësirave abaside, por njëkohësisht anembanë botës së Islamit.
Qytetet u bënë qendra prodhimi dhe konsumi, dhe jeta urbane lulëzoi në portet tërë gjallëri e aktivitet, si Fustati, Almeria në Spanjë, dhe Basra, shtëpia e Sinbad Detarit në rrëfimet e Një Mijë e Një Netëve.
Aventura intelektuale e shoqërisë së lartë muslimane nuk u kufizua me poezinë dhe artet dekorative; idetë u përhapën po ashtu përgjatë rrugëve të karvaneve dhe udhëve detare, dhe kalifët e princat rekrutuan dijetarë me emër për në ahorret e tyre.
Patronazhi i kalifit abasid el-Me’muni (813-833) ndihmoi nisjen e lëvizjes që riktheu veprat e mjekëve dhe filozofëve të njohur grekë, midis tyre Aristoteli, Platoni dhe Galeni, dhe i përktheu ato nga greqishtja në arabisht në akademitë e përkthimit të mbështetura financiarisht nga shteti.
Avdi Bakiju /SHENJA/