‘Bota në fokus’: Etiopia, djepi i qytetërimit në Afrikë

‘Bota në fokus’: Etiopia, djepi i qytetërimit në Afrikë

Etiopia është një shtet në kontinentin e Afrikës me një histori të lavdishme karshi vendeve tjera afrikane. Që në shekullin e parë pas Krishtit, Etiopia ka qenë një mbretëri shumë stabile dhe një nga më të fortat në kontinent.

P.sh në vitet e para të islamit kur muslimanët iu nënshtruan persekutimeve të politeistëve në Mekke, Profeti Muhammed urdhëroi muslimanët të migrojnë në Etiopi, atë kohë Abisini, duke iu thënë se aty jeton një mbret i devotshëm dhe i drejtë krishter.

Kështu, islami në Etiopi daton që nga koha e Profetit Muhammed. Ndërsa në shekullin e 4-të, perandoria etiopiane ishte një nga të parat në botë që miratoi zyrtarisht krishterimin si fe shtetërore. Besohet se në vitin 330 misionarët krishterë kanë ndikuar në konvertimin e popullatës lokale në krishterizëm. Dhe sot shumicën e popullsisë në Etiopi e përbëjnë të krishterët, ndërsa muslimanët përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme.

Nëse e krahasojmë me shtetet tjera afrikane, Etiopia nuk ka ndonjë të kaluar të hidhur kolonialiste. Portugezët kanë qenë të pranishëm në vend, por nuk kanë pasur ndonjë ndikim të fortë, përveç një pushtimi ushtarak nga Italia, e që nuk zgjati më shumë se 5 vjet.

Etiopia është vendi i origjinës së kafesë, e cila u kultivua së pari në Kefa, një nga 14 provincat në administratën e vjetër etiopiane.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING