‘Bota në fokus’ – De-dollarizimi, një rebelim kundër “King Dollar” po shpërthen

‘Bota në fokus’ – De-dollarizimi, një rebelim kundër “King Dollar” po shpërthen

Thirrjet për t’u larguar nga mbështetja në dollarin amerikan për tregti janë në rritje. Gjithnjë e më shumë vende – nga Brazili në vendet e Azisë Juglindore – po bëjnë thirrje që tregtia të kryhet në monedha të tjera përveç dollarit amerikan.

Dollari amerikan ka qenë mbret në tregtinë globale për dekada – jo vetëm sepse SHBA është ekonomia më e madhe në botë, por edhe sepse çmimi i naftës, një produkt kyç i nevojshëm nga të gjitha ekonomitë e mëdha dhe të vogla,rregullohet me dollar amerikanë.

Shumica e mallrave gjithashtu vlerësohen dhe tregtohen në dollarë amerikanë. Autoritetet amerikane tashmë e kanë pranuar se sanksionet ekonomike të SHBA-së kundër Rusisë dhe vendeve të tjera mund të dobësojnë hegjemoninë e dollarit amerikan. E nga ana tjetër Banka Qendrore Evropiane vlerëson se SHBA-ja nuk mund ta marrë si të mirëqenë rolin e vazhdueshëm të dollarit amerikan si valutë kryesore për tregtinë botërore. Madje edhe BE e mbështet gjithashtu diversifikimin e monedhave rezervë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING