‘Bota në fokus’ – Çka është NAKBA?
Në çdo 15 maj të vitit, palestinezët përmes protestave shënojnë NAKBA-n. Fjala “Nakba” do të thotë “katastrofë” në arabisht dhe i referohet spastrimit etnik sistematik të dy të tretave të popullsisë palestineze nga paraushtarakët hebre ndërmjet viteve 1947-1949 dhe shkatërrimit pothuajse total të shoqërisë palestineze. Forcat hebreje kishin marrë më shumë se 78 për qind të Palestinës historike, kishin spastruar dhe shkatërruar etnikisht rreth 530 fshatra dhe qytete dhe vranë rreth 15,000 palestinezë në një seri mizorish masive, duke përfshirë më shumë se 70 masakra.
Këtë vit shënohet 75 vjetori i Al-Nakba.
Sot, miliona palestinezë jetojnë si refugjatë brenda dhe jashtë Palestinës, pa asnjë të drejtë në pronat e tyre të konfiskuara në të cilat janë vendosur miliona kolonë hebrenjë në ato që quhen vendbanime hebreje.
Avdi Bakiju /SHENJA/