Borxhi publik i Gjermanisë rritet në rekord të ri

Borxhi publik i Gjermanisë rritet në rekord të ri

Enti Federal i Statistikave i Gjermanisë (Destatis) ka bërë të ditur se borxhi publik i vendit ka arritur një rekord të ri, transmeton Anadolu.

Kriza e energjisë dhe pandemia COVID-19 tërhoqën 47 miliardë euro të tjera në borxhin kombëtar, duke regjistruar një nivel rekord të borxhit publik të Gjermanisë.

Në fund të vitit 2022, borxhi federal, shtetëror, komunal dhe i sigurimeve shoqërore, përfshirë të gjitha buxhetet shtesë, arriti në 2.368 miliardë euro.

Sipas njoftimit të entit statistikor, borxhi për frymë banori në Gjermani u rrit për 244 euro duke shkuar në 28.164 euro, ku përfshihen vetëm detyrimet ndaj sektorit jo publik, si bankat dhe kompanitë private në Gjermani dhe jashtë saj.

Në fund të vitit 2022, vetëm qeveria federale kishte 1.620 miliardë euro borxh, me një rritje prej 4,6 për qind, por detyrimet e shteteve individuale gjermanë ranë me 5 për qind duke shkuar në 606.9 miliardë euro.

Destatis gjithashtu njoftoi se ekonomia gjermane në tremujorin e dytë e mbylli ngushtë recesionin e saj me një stagnim.

Sipas raportit, produkti i brendshëm bruto (PBB) nga prilli deri në qershor mbeti në të njëjtin nivel si në tremujorin e parë. Para kësaj periudhe, PBB-ja u tkurr për dy të katërtat me radhë.

MARKETING