Borrelli pas takimit me Gjuriqin: Dialogu të përfundojë pa vonesë me marrëveshje gjithëpërfshirëse

Borrelli pas takimit me Gjuriqin: Dialogu të përfundojë pa vonesë me marrëveshje gjithëpërfshirëse

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, mandati i të cilit skadon në dhjetor të këtij viti, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit.

Ai po ashtu ka kërkuar që dialogu të përfundojë “pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Borrell po ashtu kujtoi se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut.

“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut”, ka theksuar Borrell.

Këto deklarata, Borrelli i dha pas një takimi që zhvilloi sot në Bruksel me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.

MARKETING