Bojkotojmë festivalin nëse s’përjashtohet Izraeli, Irlanda i vë kusht Eurovision-it

Bojkotojmë festivalin nëse s’përjashtohet Izraeli, Irlanda i vë kusht Eurovision-it

Irlanda ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2026, nëse Izraelit i lejohet të garojë.

Transmetuesi publik RTÉ bëri të ditur se një vendim përfundimtar do të merret pasi Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) të përcaktojë qëndrimin për përfshirjen e Izraelit në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.

Sipas deklaratës së RTÉ, gjatë asamblesë së përgjithshme të EBU-së në korrik, disa anëtarë ngritën shqetësime për pjesëmarrjen e Izraelit.

Transmetuesi irlandez shton se pozicioni aktual i tij është të mos marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraeli vazhdon të jetë pjesë e garës.

“RTÉ mendon se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte e paarsyeshme, duke pasur parasysh humbjen e tmerrshme dhe të vazhdueshme të jetëve në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, transmetuesi shpreh shqetësim të thellë për vrasjen e qëllimshme të gazetarëve në Gaza, ndalimin e hyrjes së mediave ndërkombëtare dhe gjendjen e rëndë të pengjeve të mbetura.

RTÉ falënderoi gjithashtu EBU-në për hapjen e një procesi konsultimi dhe për zgjatjen e afatit për tërheqje pa penalizim deri në dhjetor.

Irlanda është një nga vendet me më shumë fitore në historinë e Eurovisionit, me shtatë trofe, i fundit në vitin 1996.

MARKETING