Bob Menendez tërhiqet ‘përkohësisht’ si kryetar i marrëdhënieve të jashtme të Senatit pas aktakuzës

Bob Menendez tërhiqet ‘përkohësisht’ si kryetar i marrëdhënieve të jashtme të Senatit pas aktakuzës

Senatori amerikan Bob Menendez vendosi të japë dorëheqjen “përkohësisht” si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit pasi ai dhe gruaja e tij u përballën me akuza për ryshfet, tha të premten udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, transmeton Anadolu.

“Bob Menendez ka qenë nëpunës publik i përkushtuar dhe gjithmonë lufton fort për njerëzit e New Jerseyt. Ai ka të drejtë për një proces të rregullt ligjor dhe një gjykim të drejtë”, tha Schumer në një deklaratë.

“Menendez me të drejtë ka vendosur të largohet përkohësisht nga pozicioni i tij si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë derisa çështja të zgjidhet”, shtoi ai.

Ndaj Menendezit dhe gruas së tij të premten u ngrit aktakuzë për ryshfet pas një hetimi federal për marrëdhëniet e tyre me tre biznesmenë të New Jerseyt.

Senatori akuzohet për korrupsion nga i cili përfitoi ai, gruaja e tij, qeveritë e huaja dhe biznesmenët.

MARKETING