BMW-ja përpara Mercedesit dhe Audisë

BMW-ja përpara Mercedesit dhe Audisë

BMW-ja mbeti marka premium më e suksesshme edhe në vitin 2022. Me 2.100.692 automjete të shitura (-5.1 për qind krahasuar me vitin 2021), BMW-ja është përpara dy markave tjera gjermane, shkruan Autoblog.

Mercedesi ka raportuar shitje prej 2.043.900 njësive (-1 për qind) për vitin 2022, dhe Audi është shumë prapa me 1.614.231 njësi (-3.9 për qind).

Kështu të tre markat shënuan një rënie në krahasim me vitin e kaluar, por janë optimiste për vitin 2023.

BMW-ja kryeson gjithashtu kur bëhet fjalë për shitjen e veturave plotësisht elektrike; Vetëm BMW-ja kishte shitje të automjeteve elektrike prej 172.011 njësive (72 për qind rritje) më 2022, duke lënë shumë prapa Mercedesin (117.800, +124 për qind) dhe Audi (118.196, +44.3 për qind).

Shitjet e përgjithshme të BMW-së në vitin 2022 ranë me 4.8 për qind.

MARKETING