Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

MARKETING

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore.

MARKETING

Sample Image

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Bjellorusinë, John Coale.

SHBA ka rënë dakord të heq sanksionet mbi potashin, një përbërës kyç në plehrat kimike dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

“Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve normalizohen, do të hiqen gjithnjë e më shumë sanksione”, tha Coale.

Ndryshe, Ashtu si BE-ja, edhe SHBA nuk e njohën Lukashenkon si president pas zgjedhjeve të padrejta pesë vjet më parë, të cilat çuan në protesta masive në rrugë, të cilat u shtypën brutalisht nga policia.

Qindra njerëz u arrestuan atëherë dhe represioni i fortë politik ka vazhduar.

Sanksionet perëndimore u shtrënguan pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kur trupat hynë nëpërmjet Bjellorusisë dhe u lëshuan raketa nga territori i saj.

MARKETING